Balla: Të mbyllim negociatat me BE-në brenda 2027-s! Duhet të avancojmë me Reformën Zgjedhore

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 shtator Zhurnal.mk – Sesioni i ri parlamentar nis me një objektiv të qartë politik të mazhorancës, Shqipëria drejt anëtarësimit në BE-së brenda vitit 2030, ndërsa në planin e brendshëm të hapë një tjetër kapitull për reformën zgjedhore. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, vendosi përpara deputetëve një kalendar ambicioz: mbyllja e negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi dy vite më pas. Por krahas integrimit europian, një tjetër çështje pritet të rikthejë përballjen mes shumicës dhe opozitës në Kuvend, reforma zgjedhore. Balla kërkoi përfshirjen e të gjitha forcave politike, duke nënvizuar se pa opozitën procesi nuk mund të konsiderohet i plotë.

“Në fillim të sesionit, tradita e ka bërë që secili prej krerëve të grupeve të paraqesë objektivat e veta. Më vjen mirë që i paskeni ndjekur propozimet tona, përfshirë këtu propozimin e radhës, me angazhimin që do ta votoni, me shpresën se do të votoni të gjitha ligjet e anëtarësimit. BESA nuk është një fjalë, është besim, empati, shërbim, angazhim. Katër parime që duhet të na udhëheqin në çdo kontakt tonin me qytetarin. Jo për të dëgjuar sa punë kemi bërë, por për të folur me njerëzit.

Partia nuk bën shtet dhe deputeti nuk ndërmjetëson favore. Edhe ai propozim është i shumëpritur pikërisht për t’i ndarë. Suksesi i “Pranisë Besnike” do të jetë kur qytetarët të kenë gjithmonë e më pak nevojë për “Praninë Besnike”. Me këtë frymë futemi në këtë sesion të ri të Kuvendit të Shqipërisë, një sesion me peshë të madhe rëndësie për ato detyra që ka ky institucion. Objektivi ynë është i qartë: mbyllja e negociatave deri në 2027 dhe Shqipëria pjesë e BE-së brenda 2030. Seanca e parë e këtij sesioni shërben për të shprehur objektivat.

Të mbyllim negociatat për anëtarësim brenda krishtlindjet të vitit të ardhshëm, të mundësojmë ratifikimin nga 27 parlamentet e vendeve anëtare brenda vitit 2028 dhe ta ngremë flamurin tonë kombëtar kuqezi në qendër të Brukselit brenda vitit 2030. Duhet të avancojmë me reformën zgjedhore, kërkohet përpjekja e të gjitha forcave politike. Roli i opozitës është i pazëvendësueshëm. Përmbyllja e reformës territoriale që bëjmë një hap të rëndësishëm për një reformë që e nisëm në 2014 dhe që duhet të vazhdojë dhe në vitet në vijim”, tha Balla.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër