Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Mirakë të Librazhdit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 gusht, Zhurnal.mk – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit informon se kanali i burimit ujor dhe ujitjes në fshatin Mirakë të bashkisë së Librazhdit është tashmë në funksion të plotë të banorëve për vaditjen e tokave të tyre.

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit iu përgjigj ankesës së një grupi banorësh të Mirakës, Xibrakës dhe Polisit që denoncuan dëmtimin e këtij kanali me punime të paligjshme.

Inspektorët e IKMT-së verifikuan situatën në terren dhe konstatuan se shtetasi M.H. kishte vendosur tuba plastikë në kanal ndërsa kishte hedhur edhe beton duke reduktuar lëvizjen e ujit në diametrin e tubit. I gjithë punimi ishte kryer pa u pajisur me leje nga institucionet shtetërore.

Pas konstatimit të rastit, IKMT kreu të gjitha procedurat administrative dhe ndërhyri për të rikthyer kanalin në gjendjen e mëparshme, në shërbim të banorëve të këtyre tre fshatrave.

artikuj të ndërlidhura