Bardhi: Integrimi për të përmirësuar jetën e qytetarëve, jo për propagandë

Nga D. V.
425 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, së bashku me deputetin Klevis Balliu, u takuan sot me ambasadorin Zlatko Kramaric dhe ambasadorin Albin Otruba, përfaqësues të Kroacisë dhe Sllovakisë në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi, nënvizoi se gjatë takimit rikonfimuan edhe njëherë mbështetjen e grupit parlamentar të PD për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Bardhi shkruan se fatkeqësisht qeverisja e Edi Ramës nuk synon integrimin në standardet europiane.

“Ajo ka vrarë thelbin e demokracisë: zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ajo është qeveria më e korruptuar në Europë dhe që hapur po shndërrohet në bunker për të korruptuarit”, nënvizoi Bardhi.

Sipas tij, “Shqipëria meriton një qeveri që e do integrimin Europian jo si propagandën, por si një mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të forcuar demokracinë funksionale në vend”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër