5
Shkup, 02 tetor, Zhurnal.mk – Më 01.10.2026 në Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria I.T. (26) nga Gjevgjelia, njoftoi MPB-ja.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën disa paketime me marihuanë dhe materie të bardhë në formë kokrrizash, 30 tableta dhe sende të tjera me mbetje marihuane dhe materie të bardhë pluhur.
Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, në afërsi të shtëpisë së I.T. u hasën S.Xh.K. (19) dhe H.A. (25), të dy nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit, te S.Xh.K. u gjet një paketim me marihuanë, pas çka edhe ata u privuan nga liria.
Për rastet është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.
