Bastisje në Shkup, gjendet drogë – ndalohet një person

Nga D. V.
759 e lexuar
A+ A-
Rivendos

MPB Maqedoni njofton se dje (12.03.2026) në orën 21:10, nëpunës policorë nga Njësiti kundër Tregtisë së Paligjshme pranë SPB Shkup e privuan nga liria D.R. (30) nga fshati Marinë, rrethina e Shkupit.

“Bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore Penale Shkup, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë e D.R., me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër