Qindra pika karburanti në Australi kanë raportuar se po u mbaron benzina ose nafta, ndërsa kërkesa nga shoferët rritet, sipas BBC.
Frika nga mungesat dhe rritja e shpejtë e çmimeve po e nxit këtë “trend”, pavarësisht se qeveria po u bën thirrje njerëzve të mos blejnë në panik.
Disa pika karburanti me pakicë kanë vendosur kufizime për shumën që mund të shpenzohet, ose kanë ndaluar klientët të mbushin bidonët.
Në Uellsin e Ri Jugor, shteti më i populluar i Australisë, një në shtatë pika me pakicë thonë se u ka mbaruar të paktën një lloj karburanti.
Qeveria këmbëngul se furnizimet nuk kanë rënë dhe se mungesat janë, në fakt rezultat i blerjeve në panik, me kërkesën që është rritur me një të katërtën gjatë dy javëve të fundit.
Kryeministri australian, Anthony Albanese ka paralajmëruar se sa më gjatë të vazhdojë lufta, aq më i madh do të jetë ndikimi në furnizimet me karburant.
