BDI thërret për dorëheqje të drejtoreshës të Regjistrit Qendror për shkak të mos-avancimit të shqiptarëve në pozita

Nga B.M
482 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 Mars, Zhurnal.mk – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka bërë thirrje për dorëheqje të Drejtoreshës së Regjistrit Qendror Anita Stamnova, duke e akuzuar atë të mos ketë avancuar asnjë shqiptarë deri më tash nga gjithsejtë 40 avancime të bëra në pozita përbrenda këtij institucioni shtetëror.

“Pas publikimit të fakteve se në Regjistrin Qendror janë realizuar 40 avancime pa asnjë përfaqësim të shqiptarëve, kjo çështje nuk mund të trajtohet më si një devijim administrativ. Kjo është një akt i shëmtuar që kërkon përgjegjësi të menjëhershme. Kur në një institucion publik përjashtohet në mënyrë absolute një komunitet i tërë, kjo tregon vendimmarrje të njëanshme dhe cenim të drejtpërdrejtë të parimit të përfaqësimit të drejtë,” në një komunikatë Imrane Veliu e BDI-së sot.

“Për këtë arsye kërkojmë: Dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit të Regjistrit Qendror, si akt minimal përgjegjësie,” tha ajo.

Veliu ndërkohë bëri thirrje edhe për “përgjegjësi politike” nga Kryeministri Hristijan Mickoski, sipas sipas BDI-së “kjo qasje po krijon perceptimin e një praktike të përsëritur që dëmton besimin në institucionet shtetërore.”

Veliu poashtu kërkoi përgjegjësi “të drejtpërdrejtë” nga përfaqësuesit e VLEN-it në qeveri, të cilët siç tha ajo “kanë dështuar të mbrojnë përfaqësimin e drejtë dhe kanë treguar, në mënyrën më të qartë, se si nuk duhet të përfaqësohen qytetarët. Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të tyre.”

“Kjo mënyrë veprimi prodhon pasoja reale në kohezionin shoqëror dhe në funksionimin e një shteti multietnik,” tha anëtarja e BDI-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër