Begaj dekreton ligjin për dhënien e amnistisë

Nga D. V.
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 qershor, Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot shpalljen e ligjit “Për dhënie amnistie”.

Nga amnistia penale përfitojnë 466 persona, mes tyre 11 janë gra dhe një i mitur, të cilët lirohet menjëherë nga burgu. Ndërkohë, ulet masa e dënimit për 869 persona, ku përfshihen tetë gra dhe tetë të mitur.

Nga Shërbimi i Provës amnistohen 5077 të dënuar me masa alternative. Nga amnistia nuk përfitojnë subjektet e dënuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu, Presidenti dekretoi sot shpalljen e ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, si dhe ligjin “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër