Një foshnjë e porsalindur në Egjipt ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale, pasi është filmuar me këmbët e kryqëzuara mbi tavolinën e ekzaminimit, vetëm pak minuta pas lindjes.
Videoja u publikua nga mjeku Islam Eldeh në Kajro, i cili shihet duke e ekzaminuar foshnjën, ndërsa ajo qëndron e qetë dhe e relaksuar.
Pozën e pazakontë, mjeku e shoqëroi me nofkën “Mbreti i vogël”, duke bërë që pamjet të shpërndahen me shpejtësi në rrjetet sociale.
Sipas shpjegimeve të publikuara bashkë me videon, ky pozicion mund të lidhet me reflekset dhe lëvizjet që foshnjat zhvillojnë gjatë qëndrimit në barkun e nënës.
