Shkup, 19 tetor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Alper Aktaş. Sali ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe nevojën për forcimin e bashkëpunimit institucional.
“Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë ka rrënjë të thella dhe potencial për bashkëpunim edhe më të ngushtë.
Me kënaqësi mirëprita ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Alper Aktaş, të cilit i urova suksese në misionin e tij. Lidhjet mes qytetarëve tanë dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve janë një bazë e çmuar për të ndërtuar më tej.
Përmes dialogut të hapur dhe bashkëpunimit institucional, synojmë ta përkthejmë këtë afërsi në nisma konkrete dhe mundësi të reja për qytetarët tanë.
Ambasadorit Aktaş i dëshiroj një mandat të suksesshëm dhe bashkëpunim të frytshëm”, ka shkruar Sali.
