Bellingham feston fitoren ndaj Spanjës me një puthje nga e dashura, Ashlyn Castro

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Jude Bellingham pati një mbrëmje të veçantë në Madrid, ku përveç fitores spektakolare 3-2 të Anglisë ndaj Spanjës, festoi edhe me të dashurën e tij, modelen Ashlyn Castro.

Pas përfundimit të ndeshjes, ylli i Real Madridit u pa duke përqafuar dhe puthur partneren, në një nga paraqitjet e tyre të rralla publike së bashku.

Në festime u përfshi edhe babai i futbollistit, Mark Bellingham.

Në fushë, Anglia arriti një fitore të rëndësishme, duke i dhënë fund serisë prej 43 ndeshjesh pa humbje të Spanjës.

Tre Luanët kaluan në avantazh 3-0, por u vunë në vështirësi pas daljes me karton të kuq të Elliot Anderson. Spanjollët shënuan dy gola, por nuk arritën të shmangnin humbjen.

Ndërkohë, Bellingham dhe Castro, të cilët u lidhën për herë të parë në fillim të vitit 2025, vazhdojnë ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes publike.

Castro është modele dhe influencuese nga Kalifornia, me mbi një milion ndjekës në Instagram.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër