Bianca Censori drejton videoklipin e ri të Kanye West, reperi shfaqet si kufomë pa kokë

Nga D. V.
872 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bianca Censori ka marrë rolin e regjisores për videoklipin e ri të bashkëshortit të saj, Kanye West, për këngën “OK”, duke sjellë një produksion surreal dhe mjaft të pazakontë.

Në videoklip, Kanye shfaqet në një morg, ku luan rolin e një kufome pa kokë.

Mjekët shihen duke operuar trupin e tij dhe duke nxjerrë objekte të fshehura nga toraksi, shkruan DailyMail.

Më pas, Don Toliver ia vendos sërish kokën dhe e rikthen në jetë, duke çuar historinë drejt një skene aksioni.

“OK”, e interpretuar nga Ye dhe Don Toliver, është pjesë e albumit Bully Deluxe dhe videoklipi shënon projektin e katërt të Biancës si regjisore për muzikën e Kanye West.

Ajo thuhet se ka përdorur formimin e saj në dizajn arkitekturor për të krijuar një atmosferë surrealiste dhe imazhe të pazakonta.

Reagimet e fansave kanë qenë të ndryshme. Disa e kanë vlerësuar punën e Biancës pas kamerës, duke e cilësuar konceptin kreativ dhe të veçantë, ndërsa të tjerë kanë mbetur të habitur nga mënyra e pazakontë se si është realizuar videoklipi.

Kanye dhe Bianca u martuan në dhjetor 2022, rreth një muaj pasi divorci i reperit nga Kim Kardashian u finalizua.

Bianca, e cila ka punuar më parë në Yeezy, është bërë gjithashtu e njohur për stilin e saj të veçantë dhe paraqitjet ekstravagante.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër