Bianca Junzell kritikon politikanët në Suedi: “Është koha për një grua në krye dhe për ndryshim të vërtetë”

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Bianca Junzell, e cila jeton dhe vepron në Suedi, ka reaguar publikisht përmes një mesazhi të fortë politik, duke kritikuar mënyrën se si politikanët trajtojnë grupet e cenueshme dhe duke bërë thirrje për më shumë humanizëm dhe veprim konkret.

Në reagimin e saj, Junzell thotë se gratë viktima të dhunës dhe grupet e tjera të pambrojtura shpesh përdoren nga politikanët për të fituar zgjedhje, ndërsa ndryshimet e qëndrueshme ligjore dhe shoqërore mungojnë.

“Është koha që një grua të fitojë zgjedhjet si udhëheqëse – dhe të luftojë për ta bërë vendin tonë vërtet më të mirë”, shkruan Junzell.

Duke u bazuar edhe në përvojën e saj në punën me familje dhe fëmijë në situata të cenueshme, ajo thekson se politika duhet të fokusohet më shumë në zgjidhje konkrete dhe më pak në përdorimin e problemeve sociale për përfitime elektorale.

Junzell kritikon gjithashtu përçarjen ndaj njerëzve me prejardhje të huaj që dëshirojnë të kontribuojnë në shoqërinë suedeze.

Sipas saj, Suedia duhet t’u rikthehet vlerave të humanizmit dhe parimit të barazisë së të gjithë njerëzve, duke kërkuar liderë që vendosin në plan të parë veprimin, interesin e shoqërisë dhe vullnetin e sinqertë për ndryshim.

“Suedia duhet të rikthehet te themeli i saj: humanizmi. Është koha të kërkojmë liderë që i japin përparësi veprimit, të mirës së shoqërisë dhe vullnetit të sinqertë për ndryshim, në vend të garës për pushtet dhe poste”, shprehet këngëtarja nga Kosova.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1618737420038480&set=a.538357914743108

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër