Bie numri i të infektuarve të rinj në Gostivar: dje u regjistruan 293 raste të reja, të premten ndihmë kërkuan 649 persona

Nga D V
863 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 korrik, Zhurnal.mk – Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme (20.07.2026) vazhdon trendi i uljes së numrit të pacientëve të rinj që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për herë të parë për shkak të simptomave të gastroenteritit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit janë regjistruar:

111 vizita të reja në repartin infektiv,

65 vizita të reja në repartin pediatrik,

7 vizita në Qendrën e Urgjencës,

që së bashku përbëjnë 183 vizita.

Në Shtëpinë e Shëndetit Gostivar janë evidentuar 110 vizita, si dhe 25 thirrje drejt Ndihmës së Shpejtë.

Ministri i shëndetësisë, Sasho Klekovski, theksoi:

“Gjatë ditës së djeshme, numri i përgjithshëm i pacientëve të vizituar në spital është ulur për 38%. Krahasuar me 19.07.2026, kur në Spitalin e Gostivarit u regjistruan 289 vizita, dje u evidentuan 183 vizita. Njëkohësisht, numri i vizitave në Shtëpinë e Shëndetit vazhdon të bjerë në mënyrë të qëndrueshme — nga 315 pacientë më 18 korrik, në 275 më 19 korrik dhe 110 më 20 korrik.”

Epidemia në Gostivar u shpall të shtunën, më 19 korrik, pasi mbi 1.200 banorë raportuan simptoma dhe kërkuan ndihmë për probleme gastrointestinale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër