Bilanci i tmerrshëm i skuadrave angleze në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve: 6 ndeshje, asnjë fitore

Nga D. V.
697 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjashtë klube angleze nga Liga Premier kanë dështuar të sigurojnë qoftë edhe një fitore në ndeshjet e para të raundit të 1/8-finales në Ligën e Kampionëve, duke regjistruar një bilanc negativ ndaj kundërshtarëve evropianë.

Në përballjet e zhvilluara, Liverpooli u mposht minimalisht nga Galatasaray me rezultatin 1-0 në Stamboll.

Newcastle United arriti vetëm një barazim 1-1 ndaj Barcelona, ndërsa Tottenham Hotspur pësoi humbje të thellë 5-2 kundër Atletico Madrid.

Edhe Arsenal nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 përballë Bayer Leverkusen përkundër se ishin favoritë në letër për të fituar në Gjermani.

Ndërkohë, Chelsea u mund 5-2 nga Paris Saint-Germain, ndërsa Manchester City pësoi disfatë 3-0 ndaj Real Madrid.

Në total, ekipet angleze regjistruan 0 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, me një diferencë golash 6-16, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjet e kthimit që do të përcaktojnë skuadrat që do të avancojnë në çerekfinale, edhe pse duket shumë e vështirë që të gjashtë skuadrat të kalojnë tutje. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër