Blerim Bexheti bënë padi ndaj Saranda Imeri Stafai të VLEN për “shqetësim emocional”

Nga D. V.
377 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 Prill, Zhurnal.mk – Deputetja e VLEN-i Saranda Imeri Stafai tha sot se është paditur nga kundërshtari politik në opozitë, Blerim Bexheti i BDI-së.
Ajo tha përmes Facebook, se ky i dyti i paska bërë kallëzim prej 3 faqesh.

“Blerim Bexheti më paska paditur për “shqetësim emocional”. Sipas tij, [ai] nuk mund të flejë natën, sheh ëndrra të këqija, histerik deri në 3 faqe padi, e që kur e lexon të vjen me qajtë 😅,” tha ajo .

“Po mirë, nëse fjala e lirë të prish gjumin, problemi s’është te fjala, por te ndërgjegjja. Pushka top t’u boftë! Shihemi në gjyq. Unë nuk qava kur më the “e dehur”. Po as deputetet kur i quajte “lopa të këqija”,” ka shkruar deputetja e VLEN-it.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër