Blushi: Halli i shqiptarëve është bllokimi i një të tretës së vendit, jo Belinda Balluku

Nga D. V.
438 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kritikoi qeverisjen e Edi Ramas, duke theksuar se shqetësimet e kryeministrit dhe zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nuk përputhen me hallet reale të qytetarëve.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale Blushi u shpreh se, shqetësimi i vërtetë i shqiptarëve lidhet me bllokimin e rrugëve që ka izoluar një të tretën e vendit për gjashtë ditë.

“Në vend që të përqendrojë çdo sekondë për të zgjidhur hallin jetik të qytetarëve, Edi Rama zgjedh të ndërtojë alibinë për t’i zgjidhur hallin vetes dhe Belindës”, tha ai.

Ai shtoi se ndërsa autoambulancat dhe qytetarët përballen me vështirësi dhe shpenzime të mëdha për të lëvizur nga Juglindja drejt Tiranës, kryeministri duket se ka përparësitë e tij personale, duke ironizuar se fluturon “me presh” pas një fluturimi me helikopter.

Blushi theksoi se zgjidhja më e shpejtë dhe e sigurtë për qytetarët është përmbysja e qeverisjes aktuale dhe largimi i këtij regjimi, duke e krahasuar situatën me asfaltin e shkërmoqur të rrugëve të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër