Borçe Markovski kthehet në Maqedoni, avokati: Udhëtimi ishte i domosdoshëm dhe gjithçka ishte ligjore

Nga Xh M
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 gusht Zhurnal.mk – Biznesmeni nga Manastiri, Borçe Markovski, i cili akuzohet për keqpërdorim të tenderëve në REK “Manastir”, është kthyer në Maqedoni, deklaroi për TV 24 avokati i tij, Marjan Nikolloski.

Nikolloski pretendon se udhëtimi ka qenë i domosdoshëm.

Duke iu drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili paralajmëroi hetim për këtë rast, avokati tha se gjithçka është në përputhje me ligjin.

Tre ditë më parë, mediat raportuan se biznesmeni, të cilit Gjykata Themelore në Strugë ia ktheu pasaportën pasi kishte ofruar garanci prej pesë milionë eurosh, ishte larguar nga Maqedonia dhe përmes pikës kufitare “Tabanoc” kishte hyrë në Serbi.

Markovski, i cili është edhe konsull nderi i Bjellorusisë në Maqedoni, posedon kompani dhe prona të tjera në Serbi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër