Braçe ngre shqetësimin për çmimin e shalqirit: Fermerët e shesin me 6 lekë/kg, ndërsa në zonat turistike tregtohet 30 lekë

Nga Xh M
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 3 gusht Zhurnal.mk – Erion Braçe ka kritikuar rritjen e ndjeshme të çmimit të shalqirit, duke akuzuar tregtarët se po abuzojnë në kurriz të fermerëve dhe konsumatorëve, ndërsa dëmtohet edhe sektori i turizmit.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, deputeti i PS-së tha se fermerët e Divjakës e kanë shitur prodhimin e tyre për disa javë me vetëm 6 lekë për kilogram. Ndërkohë, në zonat turistike i njëjti produkt është shitur me rreth 30 lekë për kilogram.

Sipas Braçes, diferenca e çmimit nuk justifikohet dhe përbën një përfitim të pajustifikuar për tregtarët. Ai theksoi se kjo situatë dëmton bujqit, konsumatorët dhe turizmin, ndërsa u bëri thirrje tregtarëve të reflektojnë dhe të heqin dorë nga çmimet e larta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër