Tetovë, 8 mars – Edhe pas 13 mujve udhëkryqi i bulevardit Bllagoja Toska në Tetovë akoma nuk ka semafor, ndërsa aksidentet në këtë udhëkryq sa vine e shtohen. Nga sektori për rrugë dhe tokë ndërtimore kanë theksuar se në këtë bulevard punët janë duka vazhduar këtë javë dhe sipas tyre brenda dy javësh semaforët do jenë gati.
“Vonesat për shumë shkaqe janë bërë për disa shkaqe objektive dhe subjektive të operatorit dhe ishim në kontakt javën e kaluar shkaku i mjeteve , këtë javë na premtuan se pjesën elektronike e kanë vendosur krejt dhe kanë mbetur vetëm këta shtylla të këmbësorëve anësor, këta portet vetëm janë vendosur domethënë dy portale llogariten jo si konsoll , pjesa më kryesore që u bë bujë më herët për atë. Besoj se gjatë kësaj javës do të vendosen edhe shtyllat e vogla të semaforëve”, ushpreh udhëheqës i Sektorit për rrugë në Tetovë, Moamet Etemi.
Ajo që bie në sy është se shtyllat e vendosura të semaforvë janë të vjetra të sjellur nga qendra e Tetovës, ndërsa sipas tenderit të fituar parashihen shtylla të reja. I pyetur për këtë çështje kreu ikomunës së Tetovës Bilall Kasami, thot se pas përfundimit të semaforëve do të dalin në terren dhe do të inspektohet punët në bazë të kontratës. Sipas Kasamit të gjitha që janë paraparë në kontratë do të realizohen.
“Nëse e ka kontratën ose mund ta sigurojmë kontratën dhe mund tu a sqarojmë se instalimi i atyre semaforëve është bërë në bazë të kontratës dhe noteren gjithçka që është kërkuar është edhe në realizim .Do të dalim në terren bashkë me tenderin që kanë qenë aty dhe do të dalim do bëjmë një inspektim publik”, theksoi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Edhe Kasami edhe udhëheqësi i sketorit për rrugë dhe tokë ndërtimire premtuan se brenda dy jave semaforët në Bulevardnin Bllagoja Toska do jenë gati.
Bulevardnin Bllagoja Toska, brenda dy javësh udhëkryqi do të ketë semafor

