Bujqit mezi mbulojnë mirëmbajtjen e traktorëve

Nga Xh M
377 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bujqit mezi mbulojnë harxhimet për mirëmbajtjen e traktorëve e lëre më për regjistrimin dhe legalizimin e tyre. Nuk janë të paktë bujqit të cilët traktorët i shfrytëzojnë deri tek tokat që posedojnë për t’i punuar ndërsa nuk dalin rrugëve, raporton Alsat.

“Traktorin qe 20 vjet e kam. Pa regjistrim sepse nuk ka asnjë dokument. Kemi pasur disa fatura që e kemi marrë por në vërshime na humbën. Më pas tentova ta regjistroj, shumë kushtojke. Sa kushtojke? Po homologimi 100euro, aty 100 euro, këtu 100 euro, afro 500 euro më bëhej”, tha Ismail Nuredini, bujk.

Bujqit që takuam në fshatin Straçincë ankohen se nuk mund të mbulojnë harxhimet për mirëmbajtjen e traktorëve. Kishte disa prej tyre që me vite nuk e kishin regjistruar pasi thonë se duhet të paguajnë rreth 150 euro çdo vit.

“Vit për viti duhet t’ia bësh servisin. Nëse nuk i’a bën atëherë nuk punon. A kushton shumë? Po kushton 300-400 euro. Po ka defekte, gomat t’ia ndërrojmë, ka harxhime traktori. Mehanizmi gjithashtu, ka shumë punë. Pastaj me të shkuar në arra, kur të shkosh për regjistrim duhet të kesh sinjalizim, do hysh nëpër pjeshka e kumbulla do thehen. Në çdo lëvrim që shkon do të thehet diçka sepse merresh me fushë”, shtoi Nuredini, bujk.

Deputetët e VMRO-së në Kuvend dorëzuan propozim ndryshime në ligjin për makina me të cilat parashihet të zgjatet afati për legalizimin e disa kategorive të automjeteve sikurse traktorë, rimorkio e multikultivator. Kjo për arsye se shumë qytetarë janë ende në procese administrative, procedura ankese ose para gjykatës dhe nuk i kanë rregulluar statuset e pronësisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër