‘Bukuri e lashtë që sfidon destinacionet luksoze të Europës’ – Liqeni i Ohrit, “dublanti” i Liqenit të Komos shpallet më i bukuri në Europë

Nga L. M
473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mbi një milion turistë vizitojnë çdo vit rajonin e Lombardisë në Itali për të parë Liqenin e Komos dhe vilat e tij luksoze.

Por përtej këtij destinacioni të mbipopulluar e me çmime të larta, ekziston një alternativë më e qetë dhe më e përballueshme që po fiton vëmendje: Liqeni i Ohrit.

Sipas një renditjeje të fundit nga revista “Time Out”, Liqeni i Ohrit është shpallur vendi më i bukur në Europë.

Ky liqen i lashtë, një nga më të vjetrit dhe më të thellët në kontinent, shtrihet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke ofruar një kombinim të rrallë natyre, historie dhe qetësie.

Ndryshe nga luksi i Komos, Ohri ofron ujëra të kristalta blu, sfond malor dhe një vijë bregdetare të mbushur me qytete historike që duket sikur kanë mbetur në kohë.

Në anën e Maqedonisë së Veriut, qyteti i Ohrit është atraksioni kryesor, me rrugë me kalldrëm, qindra kisha mesjetare – dikur thuhej se kishte 365, një për çdo ditë të vitit – dhe çati me tjegulla që zbresin drejt liqenit.

Vizitorët mund të kalojnë ditën duke notuar ose eksploruar rrënojat antike, ndërsa mbrëmjen duke shijuar perëndimet spektakolare të diellit mbi male.

Në anën shqiptare, peizazhi është më i egër dhe më pak i zhvilluar turistikisht. Fshati Lin është një nga perlat e zonës, i njohur për mozaikët antikë dhe kampingjet piktoreske buzë ujit, që ofrojnë relaks total në natyrë.

Në listën e “Time Out” me 10 vendet më të bukura në Europë përfshihen edhe destinacione të tjera të jashtëzakonshme si:

  1. Liqeni i Ohrit, Maqedonia e Veriut
  2. Banjat termale të Saturnias, Toskanë, Itali
  3. Giant’s Causeway, Irlanda e Veriut
  4. Alberobello, Pulia, Itali
  5. Poçitelj, Bosnje dhe Hercegovinë
  6. Fjordet norvegjeze, Norvegji
  7. Kopshtet Kew, Londër, Mbretëria e Bashkuar
  8. Kanali Prinsengracht, Amsterdam, Holandë
  9. Lugina e Moselit, Gjermani
  10. Casa Batlló, Barcelonë, Spanjë

/rtsh.al/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër