Bytyqi: Hyrja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut ngre dyshime për kapital koroziv

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 nëntor Zhurnal.mk – Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, ka ngritur dyshime për mënyrën se si është lejuar hyrja e Alta Bankës në tregun bankar të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarime nga Qeveria dhe Banka Popullore. Në emisionin “Debat në Shenja”, Bytyqi tha se LSDM-ja e ka ngritur këtë çështje prej rreth një viti e gjysmë, ndërsa shtoi se rasti duhet parë edhe në kontekstin e zhvillimeve në Serbi dhe të ndikimit të mundshëm politik e financiar në Maqedoninë e Veriut.

“Është mirë që po e hapim këtë temë, sepse kjo temë nuk është prej javës së kaluar, pothuajse ka 1 vjet e gjysmë si LSDM që përpiqemi ta nxjerrim në pah. Kjo është vetëm pasojë e shkakut, pse u leju Alta Bank në vend. Thonim pse Alta Bank, e jo bankat tjera, sepse Alta Bank nuk njihet me reputacion të mirë. Bile pronari i Alta Bank ka marrë një ndalesë në Bankën Qendrore, është në listën e zezë etj. Tani po i shohim ajo çka ndodh në Serbi, ai u arrestu. Paratë kanë qenë diku jashtë bankës, vetëm kanë figuaruar. Qeveria dhe Banka Popullore duhet të jep shpejgim në Maqedoni si u leju. Ne e quajmë këtë si hyrje e kapitalit koroziv. A ishte alta Bank vetëm një hyrje e ndikimit që e ka folur edhe KE të botës serbe në Maqedoni dhe nëse ky ishte një pagim i një borxhi që Qeveria e kishte marrë nga patroni i tyre Vuçiqi”, tha Bytyqi.

artikuj të ndërlidhura