Celibashi pret drejtuesen e KIE në Tiranë: Forcim i standardeve zgjedhore dhe integritetit institucional

Nga D. V.
366 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryesuesen e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, ambasadoren Giulia Re.

Gjatë takimit, bashkëbisedimi u përqendrua në ecurinë e projekteve të përbashkëta ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Këshillit të Europës, të cilat synojnë forcimin e standardeve zgjedhore dhe rritjen e integritetit institucional në vend.

Palët vlerësuan bashkëpunimin ekzistues dhe ndanë të njëjtin vullnet për intensifikimin e kontakteve dhe thellimin e asistencës teknike, në funksion të adresimit të sfidave të ardhshme në administrimin zgjedhor.

Në fokus të diskutimeve ishte gjithashtu rëndësia e rritjes së transparencës dhe besimit të publikut në proceset zgjedhore, përmes zbatimit të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe forcimit të kapaciteteve institucionale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër