Cindy Crawford dhe Rande Gerber reagojnë për humbjen e djalit të tyre, Presley, në moshën 27-vjeçare

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Cindy Crawford dhe bashkëshorti i saj, Rande Gerber, kanë shprehur dhimbjen për humbjen e djalit të tyre, Presley Gerber, i cili ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.

Të dielën, modelja publikoi në Instagram një fotografi bardhezi të djalit të saj, të shoqëruar me një deklaratë në emër të saj, bashkëshortit dhe vajzës së tyre, Kaia.

Familja shprehu pikëllimin e thellë për humbjen, duke kujtuar Presleyn si një person të dashur, të ndjeshëm dhe me shpirt të mire, shkruan DailyMail.

Në deklaratë, ata shprehën mirënjohjen që e patën Presleyn në jetën e tyre për 27 vjet, si dhe krenarinë për mënyrën se si ai sillej me njerëzit dhe për mirësinë që tregonte.

Familja falënderoi gjithashtu të gjithë ata që u kanë ofruar mbështetje dhe ngushëllime në këtë periudhë të vështirë.

Sipas raportimit, Presley u gjet pa shenja jete më 20 shtator, në një qendër rehabilitimi në Santa Monica, Kaliforni.

Artikulli përmend një atak kardiak dhe një mbidozë të dyshuar, por shkaku përfundimtar i vdekjes nuk ishte konfirmuar ende, në pritje të rezultateve toksikologjike.

Presley ishte fëmija i parë i Cindy Crawford dhe Rande Gerber, të cilët kanë edhe vajzën Kaia Gerber, 25 vjeçe, e cila ka ndërtuar gjithashtu një karrierë në botën e modës.

Familja thuhet se do ta mbajë hirin e Presley-t në shtëpinë e tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër