“Dy Sesionet” vjetore janë një dritare e rëndësishme për botën për të vëzhguar zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kinës. Në Raportin e Punën së Qeverisë, të paraqitur të enjten në Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës nga Kryeministri Li Qiang, në emër të Këshillit të Shtetit, jo vetëm përcaktohen detyrat kryesore të vendit për këtë vit, por vendoset drejtimi për pesë vitet e ardhshme. Raporti vendos objektivin e rritjes së PBB-së për vitin e parë të Planit të 15-të Pesëvjeçar në 4.5%-5%, ndërsa thekson nevojën për të synuar rezultate edhe më të mira në praktikë.
Nga këndvështrimi i planifikimit të zhvillimit ekonomik të Kinës, objektivi i rritjes së këtij viti është i lidhur organikisht me vizionin afatgjatë të vitit 2035, duke demonstruar largpamësi dhe racionalitet. Shumë media të huaja janë të mendimit se në pikënisje të Planit të 15-të Pesëvjeçar, objektivi i rritjes prej 4.5%-5% nënkupton se strategjia e Kinës për zhvillim po ndryshon nga “prioritet tek shifrat” në “prioritet tek cilësia”, pra zhvillimi me cilësi të lartë bëhet tema më kryesore në pesë vitet e ardhshme.
Ndërsa zhvillimi i Kinës i kushton më shumë rëndësi “cilësisë”, çfarë mundësish të reja do të përfitojë bota? Këtë pyetje shtron një koment i Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

“Ndërtimi i një tregu të fortë vendas” është përparësia kryesore e qeverisë kineze këtë vit, ndërsa një tregues kyç i rritjes së cilësisë ekonomike është zhvendosja drejt rritjes së konsumit. Aktualisht, shkalla e konsumit familjar në Kinë është rreth 40%, pra më e ulët se mesatarja botërore. Raporti i punës së qeverisë për këtë vit propozon një sërë masash, duke përfshirë formulimin dhe zbatimin e planeve për të rritur të ardhurat e banorëve urbanë dhe ruralë, nxitjen e konsumit të mallrave, zbatimin e iniciativave për të përmirësuar cilësinë e konsumit, ndërtimin e markës “Blej në Kinë”. Këto masa do të hapin më tej mundësi për botën, për të ndarë tregun e gjerë të Kinës, komenton CMG.
Shumë ndërmarrje me investime të huaja në Kinës, vënë re se në raportin e këtij viti paraqitet që Kina do të hapet më tej ndaj botës së jashtme.

Përpjekje do të bëhen për të zgjeruar hyrjen në treg dhe për të hapur më shumë fusha, veçanërisht në sektorin e shërbimeve. Provat për hapje do të zgjerohen në fusha të tilla si shërbimet e telekomunikacionit me vlerë të shtuar, bioteknologjia dhe spitalet tërësisht me pronësi të huaj, ndërsa sektori i digjitalizimit do të zgjerohet gradualisht.
Shumë media të huaja besojnë se, në klimën aktuale të proteksionizmit në rritje, zgjerimi i hapjes në nivel të lartë nga Kina konfirmon angazhimin e saj për bashkëpunim të dobishëm reciprokisht në një botë shumëpolare, përfundon komenti i CMG-së.
