Çmimet e produkteve bujqësore rriten për 2,3%, ndërsa kostot e prodhimit për 8,8%

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 tetor Zhurnal.mk – Çmimet e produkteve bujqësore në shtator të këtij viti janë rritur për 2,3 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa çmimet e mjeteve dhe materialeve që përdoren në bujqësi janë rritur për 8,8 për qind. Kështu tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, sipas të cilave te prodhimi bimor është regjistruar rritje e çmimeve, ndërsa te prodhimi blegtoral është shënuar ulje.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në shtator të vitit 2026, rritje të çmimeve është regjistruar si te inputet, përkatësisht mjetet dhe materialet që përdoren për prodhim, ashtu edhe te outputet, përkatësisht produktet bujqësore.

Sa u përket inputeve, çmimet e mjeteve dhe materialeve të përdorura gjatë procesit të prodhimit bujqësor janë rritur për 8,8 për qind krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Ndërkohë, çmimet e mjeteve të destinuara për investime në bujqësi janë rritur për 8,6 për qind.

Në anën tjetër, te produktet bujqësore, çmimet e prodhimit bimor janë rritur për 3,9 për qind, ndërsa te prodhimi blegtoral është regjistruar ulje prej 2,1 për qind.

Të dhënat tregojnë se çmimet e mjeteve dhe materialeve të nevojshme për prodhimin bujqësor po rriten dukshëm më shpejt sesa çmimet e produkteve bujqësore, duke shtuar presionin e kostove mbi prodhuesit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër