Daka: Kosova ka humbur gati dy vite në pritje të zgjedhjeve, VV po blen kohë

Nga Xh M
643 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 korrik Zhurnal.mk – Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e ka cilësuar si të paarsyeshme vonesën në proceset politike për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë.

Daka ka thënë se vendi ka humbur shumë kohë për shkak të përsëritjes së proceseve zgjedhore dhe zvarritjes së marrëveshjeve politike.

“Gjithsesi është e paarsyeshme kjo vonesë, sepse Kosova i ka humbur gati dy vite në këto pritje dhe zgjedhje që janë duke u përsëritur vazhdimisht. Natyrisht, çdo ditë është e vlefshme për Kosovën”, ka deklaruar Daka.

Ajo ka komentuar edhe afatin e dhënë nga U.D Albulena Haxhiu, për dialogim mes partive politike, duke thënë se deri tani nuk është parë ndonjë përparim apo afrim i qëndrimeve.

“Pavarësisht se z. Haxhiu deklaroi se u ka dhënë kohë partive politike për dialogim, nuk po shohim ndonjë dialog apo përfundim të ndonjë marrëveshjeje”, është shprehur ajo.

Sipas Dakës, deklaratat e partive politike nuk tregojnë gatishmëri për bashkëpunim, duke përmendur qëndrimet e LDK-së dhe PDK-së ndaj mundësisë së një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk shoh ndonjë arsye pse është dhënë kjo kohë, përveç faktit që VV-ja po blen kohë”, ka thënë Daka.

Ajo ka vlerësuar se zvarritja e procesit politik po e dëmton funksionimin institucional dhe interesat e vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër