Daniel Dubois i pamëshirshëm ndaj Wardleyt: E rrah keq dhe e detyron ta dorëzojë meçin pas tri raundeve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Daniel Dubois ka fituar rimeçin ndaj Fabio Wardleyt, duke e mbrojtur titullin e kampionit të botës në peshat e rënda në versionin WBO.

Përballja mes dy boksierëve britanikë, të njohur për fuqinë e goditjeve nokautuese, u zhvillua në Londër dhe përfundoi që në raundin e dytë.

Gjyqtari Steve Gray e ndërpreu meçin, ndërsa pothuajse në të njëjtën kohë, trajneri i Wardleyt, Ben Davison, hodhi peshqirin, duke pranuar humbjen e boksierit të tij.

Dubois e rrëzoi Wardleyn në ring vetëm 17 sekonda pas fillimit të meçit, duke e dominuar më pas kundërshtarin e tij, i cili është tre vjet më i vjetër.

Kjo ishte një fitore bindëse për Duboisin, sidomos duke pasur parasysh se përballja e parë mes tyre, e zhvilluar në maj, kishte zgjatur plot 11 raunde.

Për Wardleyn, kjo ishte humbja e dytë në karrierën e tij si boksier profesionist. Ndërkohë, Dubois vazhdon të mbajë titullin e kampionit të botës në peshat e rënda në versionin WBO.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër