Deputetët e FE-së braktisin debatin në komision për shfuqizimin e Qeverisë teknike

Nga Xh M
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 prill Zhurnal.mk – Deputetët e Frontit Europian e braktisën debatin në komision për propozim-ndryshimet që lidhen me shfuqizimin e Qeverisë teknike, pasi asnjë nga amendamentet e tyre nuk u pranua.

Nga partia akuzuan se procesi po zhvillohet sipas një skenari të dakorduar paraprakisht, pa një qëllim real për t’i shqyrtuar propozimet e tyre.

Pas largimit nga seanca të deputetëve të FE-së, amendamentet e mbetura u lexuan dhe më pas u refuzuan nga komisioni.

Me këtë përfundoi debati në komision për propozimin për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës, pas së cilës pason votimi me procedurë të shkurtuar në seancë plenare.

Zhvillimet e fundit e thellojnë tensionin politik rreth ndryshimeve të propozuara, veçanërisht sa i përket së ardhmes së Qeverisë teknike dhe rregullave zgjedhore, ndërsa opozita paralajmëron mungesë të përfshirjes në proces, kurse pushteti insiston në nevojën për reforma.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër