Prishtinë, 21 prill Zhurnal.mk – Deputeti i Vetëvendosjes, Fatos Geci, ka reaguar ashpër ndaj opozitës përmes një postimi publik, duke kritikuar mënyrën e veprimit të saj në skenën politike.
Ai i ka cilësuar veprimet e opozitës si “vetëvrasje politike”, duke vlerësuar se ato po dëmtojnë vetë subjektet opozitare dhe po i largojnë nga mundësia për t’u rikthyer në pushtet.
Geci gjithashtu ka ironizuar ambiciet e tyre politike, duke i quajtur “ëndrra të sëmura”, ndërsa ka shtuar se qëndrimet e tilla ngrenë dyshime për, sipas tij, “probleme serioze mentale”.
Deklarata e tij vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme politike mes pushtetit dhe opozitës.
