Deputetja e VMRO-DPMNE-së: Ali Ahmeti në zyrën time u takua me Mickoskin, kërkoi të hyn në Qeveri me më pak ministri se VLEN-i!

Nga admin
245 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 23 janar – Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska në një prononcim për portalin Lideri.mk dhe mbarë opinionin, i ka reaguar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Ali Ahmeti thotë se është pajtuar me kryetarin Mickoski një vit më parë për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, por nuk po e thotë të vërtetën për takimin në zyrën time, ku i ofroi të bëhet pjesë e Qeverisë, pa kërkuar kryetarin e Kuvendit dhe duke pranuar një vend ministror më pak se sa kërkonte VLEN-i, vetëm për të qenë pjesë e së njëjtës qeveri. Por ne mbetëm të palëkundur në atë që ishte porosi nga populli – se BDI duhet të kalojë në opozitë. Herën tjetër, para se të thotë gënjeshtra, le të mendojë me kujdes dhe të jetë i përgatitur që ne do ta themi të vërtetën”, tha Stojanovska.

“Pyetja është nëse deklarata të tilla shërbejnë për të parandaluar erozionin në anëtarësinë e tyre dhe midis mbështetësve të tyre aktualë?”, shtoi ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër