Dhëmbët dhe sëmundjet te fëmijët, mjekët: Biberoni shkakton karies, ndikim edhe në shëndetin e përgjithshëm

Nga Xh M
350 e lexuar
A+ A-
Rivendos

skush nga prindërit nuk do ta mendonte, por biberoni është një ndër shkaktarët e prishjes së dhëmbëve te fëmijët.

Mjekë pediatër dhe mjekë stomatologë janë bërë bashkë për rëndësinë e shëndetit oral në moshat pediatrike, madje që në vitin e parë të jetës, pasi shëndeti i gojës lidhet me një sërë sëmundjesh.

“Kariesi i biberonit është një problem pasi e kemi në prevalencë të lartë në fëmijërinë e hershme, edhe në adoleshencë”, shprehet Prof. Asoc. Etleva Qeli.

Mjekja e njohur pediatre, Prof. Ermira Kola, shpjegoi se si me shëndetin e gojës lidhen një sërë sëmundjesh, ku më së shumti i vëren pediatri, por disa shenja mund t’i identifikojë edhe nëna: “Anemia, vitamina D, por edhe probleme me zemrën…”.

Në konferencën e zhvilluar nga Shoqata Dentare Shqiptare, u theksua bashkëpunimi mjek pediatër – stomatolog për kujdesin ndaj shëndetit oral dhe adresimin në kohë të problematikave që identifikohen prej tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër