Shkup, 16 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski zotohet se dhjetëra investime të reja nga Turqia do të vijnë në Zonat Industriale-Teknologjike Zhvillimore të vendit. Ai tha se pas forum biznesit të mbajtur në Stamboll ka marrë premtimin nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan që edhe kompani të tjera do të vijnë të investojnë në Maqedoni.
“Sa i përket investitorëve tjerë potencial që eventualisht do të vinin nga Turqia, si rezultat i biznes forumit që e organizuam, në periudhën që pason pres disa dhjetëra investime potenciale që do të operacionalizohen. Presidenti Erdogan, personalisht më tha se do të angazhohet që sa më tepër investitorë turq të vijnë te ne, në Maqedoni, a detyra jonë si ekonomi këtë do ta pranojmë, duke hapura vende të reja të punës dhe ata që janë jashtë shtetit do të përpiqemi që përmes vendeve të reja të punës të paguara mirë, ti kthejmë në shtëpi”, tha Hristijan Mickoski. /Zhurnal.mk
