Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri

Nga Xh M
344 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Partia Socialiste synon të organizojë dhe strukturojë diasporën shqiptare pas pjesëmarrjes së parë të saj në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Sipas një projekt-vendimi të socialistëve, do të krijohet një regjistër të anëtarësisë dhe të përkrahësve nga diaspora shqiptare, duke nisur me vendet kryesore ku jetojnë gati 90% e shqiptarëve.

Bëhet fjalë për në Itali, Greqi, Gjermani, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Në këtë mënyrë, duket se PS kërkon të ruajë kontaktet me votuesit jashtë vendit dhe t’i kthejë ata në anëtarë ose përkrahës aktivë.

Synohet ndërtimi i strukturave organizative të PS në diasporë, të ngjashme me ato në Shqipëri, si koordinatorë, asamble, këshilla koordinues.

Procesi do të zhvillohet në dy faza:

Regjistrimi i anëtarëve dhe krijimi i databazës (30 mars – 30 shtator 2026)

Ngritja e strukturave dhe zgjedhja e drejtuesve (1 tetor 2026 – 1 mars 2027)

Sipas përcaktimeve në Statutin e PS, strukturat e Partisë Socialiste në diasporë do të kenë edhe përfaqësuesit e tyre në Asamblenë Kombëtare të PS.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër