Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – Zjarret në këtë periudhë të vitit tashmë janë bërë dukuri e rregullt, ndërsa pjesa më e madhe e intervenimeve të zjarrfikësve të Kumanovës këtë fundjavë kanë qenë jashtë territorit të Komunës së Kumanovës, veçanërisht në komunën fqinje Likovë, informoi kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Sipas tij, njësia kundërzjarr e Kumanovës gjatë ditëve të fundit ka angazhuar një pjesë të konsiderueshme të resurseve njerëzore për ndihmë në shuarjen e zjarreve në komunat përreth, por kjo nuk ka nënkuptuar që Kumanova në asnjë moment të mbetet pa ekipe të mjaftueshme për intervenim.
„Zjarret tashmë janë zakon në këtë periudhë të vitit. Për fat të keq, Komuna e Kumanovës shumicën e intervenimeve i ka pasur në territore të komunave të tjera, të cilat nuk janë të organizuara me mbrojtje kundërzjarr, siç është rasti me komunën fqinje Likovë,“ deklaroi Dimitrievski.
