Disa pjesë të Tetovës nesër pa energji elektrike

nga Xh M

Shkup, 23 dhjetor – Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizimin me energji elektrike, nesër (24 dhjetor 2025) disa pjesë të Tetovës dhe rrethinës do të mbeten pa rrymë.

Në Tetovë, pa energji elektrike do të jenë objektet në lagjen Potok, në periudhën nga ora 09:00 deri në 14:00. Gjithashtu, nga 09:00 deri në 14:30, ndërprerje do të ketë në disa pjesë të qytetit, përkatësisht në rrugën Blagoja Toska, pranë Bllokut 82, si dhe në objektet në rrugën Kiro Ristovski – Drnc.

Ndërprerje të planifikuara do të ketë edhe në vendbanimet përreth. Në fshatin Saraçinë, pjesa pranë kishës do të mbetet pa energji elektrike nga 09:00 deri në 14:30, ndërsa në të njëjtën periudhë pa rrymë do të jetë edhe një pjesë e fshatit Uzurmisht.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More