“Ditë historike Kosovë-NATO”, ambasadori Zemaj publikon fotografi nga nisja e sekretarit Rutte për vizitë në Prishtinë

nga D. V.

Ambasadori Astrit Zemaj, Përfaqësues i Republikës se Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n sot në orët e hershme të mëngjesit ka publikuar fotografi nga nisja e shefit të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë.

Ai vizitën e Rutte në Prishtinë e ka quajtur ditë historike.

“Ditë historike KOSOVË – NATO

Drejt Kosovës nën përkujdesjen e forcave ajrore të Italisë, Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s (NAC 32 Aleatët) dhe Partnerët,  së bashku me strukturat më të larta drejtuese civile dhe ushtarake.

Vizita më e madhe dhe më e rëndësishme e NATO-s në vendin tonë në vitet e fundit”, shkruan Zemaj.

Ai tutje thekson se Republika e Kosovës të gjithë aleatëve dhe partnerëve u është mirënjohëse për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm për vendin tonë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More