Studentët të cilët firmosën peticionin për provimin e Jurisprudencës në shqip janë në pritje të hapave konkret për mundësimin e kësaj të drejte

Nga B.M
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 shkurt – Mbi 385 studentë shqiptarë të Fakulteteve Juridike në vend pas nënshkrimit të peticionit që provimi i jurisprudencës të jetë edhe në gjuhën shqipe, presin përkrahje të institucioneve dhe ambasadave të huaja që të mos u mohohet e drejta kushtetuese. Sipas Mevlan Ademit, një numër i konsiderueshëm i studentëve shqiptarë nuk i nënshtrohen këtij provimi pikërisht për shkak të gjuhës.

”Ka një numër të konsiderueshëm të studentëve shqiptarë të cilët nuk i nënshtrohen këtij provimi për shkak të terminologjisë dhe gjuhës maqedonase dhe ka afër dy vite që kam nisur këtë nismë dikur si kryetar i parlamentit studentor dhe tani më zëshëm edhe me anë të një numri të madh shqiptarë që e kanë nënshkruara këtë peticion dhe mendojmë që eksitojnë të gjitha mekanizmat ligjore që kjo të bëhet por në realitet e shoh që mungon vullneti politik,” tha Mevlan Ademi – Iniciues i peticionit.

Ademi thotë se kanë marrë premtime për përpjekje për gjetjen e zgjidhjes, megjithatë një premtim të ngjashëm kishim marrë edhe para një viti e gjysmë.

“Përgjigja e fundit që morëm nga disa funksionar ku e dërguam këtë iniciativë, përgjigja është që po shqyrtohet dhe po tentojnë të gjejnë ndonjë zgjidhje për të njëjtën, por këtë përgjigje e morëm edhe para një viti e gjysmë dhe pa rezultat deri tani,” deklaroi Mevlan Ademi – Iniciues i peticionit.

Nëse 385 studentë të drejtësisë nuk marrin një përgjigje pozitive, atëherë, sipas Ademit, ata do të dërgojnë ankesa në Zyrën e OSBE-së në Shkup dhe në Këshillin e Evropës në Strasburg. Ndërkohë, 385 nënshkrimet e peticionit për mundësimin e provimit të jurisprudencës në shqip, janë dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Kryetari i Kuvendit, si dhe te Zëvendëskryeministri i parë. /alsat.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër