Djali i Afërdita Dreshajt feston 5-vjetorin, modelja ndan momente të ëmbla

Nga D. V.
923 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Modelja dhe këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të veçanta për të festuar ditëlindjen e djalit të saj.

I vogli i saj, Sky Blue, ka mbushur 5 vjeç dhe me këtë rast modelja ka bërë një urim shumë emocional, duke shprehur dashurinë e madhe që ajo dhe bashkëshorti kanë për të.

Krahas fotografive të publikuara, ajo ka shkruar:

“Gëzuar ditëlindjen Sky Blue. Dashuria më e madhe e mamit dhe e babit, e gjithë bota jonë mbush 5 vjeç sot. Të shikojmë të rritesh ka qenë udhëtimi më i bukur dhe emocional i jetës sonë!

Jeta jote qoftë gjithmonë e mbushur me lumturi, dritë dhe ëndrra që bëhen realitet. Të duam më shumë sesa mund të shprehen ndonjëherë me fjalë, përgjithmonë e përgjithmonë”!

Postimi i saj është pritur me shumë urime nga miqtë dhe ndjekësit, të cilët kanë uruar vogëlushin për ditëlindjen e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër