Prishtinë, 08 qershor, Zhurnal.mk – Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve rutinë të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në fluturimin Hamburg – Prishtinë, ka ndaluar për kontroll një udhëtar i cili kishte kaluar nëpër kanalin e gjelbër.
Sipas njoftimit gjatë skanimit të bagazhit të tij, zyrtari doganor ka identifikuar elemente të dyshimta që mund të përbënin mall të ndaluar.
Si rezultat, është kryer kontroll fizik i valixhes, ku janë gjetur 11 copë fishekë për armë.
Menjëherë pas konstatimit të rastit, është njoftuar Policia e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, e cila ka ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore dhe ka konfiskuar municionin e gjetur.
