Dogana e Maqedonisë sekuestron bizhuteri “Swarovski” me vlerë 333 mijë denarë në Aeroportin e Shkupit

Nga D. V.
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 korrik, Zhurnal.mk – Bizhuteri Swarovski me vlerë 333 mijë denarë u sekuestrua në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, pasi doganierët e zbuluan atë gjatë një kontrolli të detajuar të një pasagjeri që po hynte në vend.

“Gruaja është shtetase e RMV-së e cila mbërriti me fluturim nga Zagrebi, dhe me të hyrë në vend me qëllim që t’i shmangej pagesës së detyrimeve të importit, ajo shkoi në kanalin e gjelbër në vend të kanalit të kuq. Pasagjerja u selektua për kontroll nga doganierët, të cilëve u deklaroi se nuk kishte asgjë për të deklaruar. Pas kontrollit me rreze X dhe ekzaminimit të bagazhit, u zbuluan 23 bizhuteri Swarovski”.

“Rasti iu transferua Departamentit të Hetimeve të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve, i cili ngriti kallëzim penal për veprën penale “kontrabandë”, e dënueshme sipas Kodit Penal”, thonë nga Dogana.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër