Drejtori i ATK-së takon përfaqësues të Ambasadës së Britanisë

nga L. M

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, priti sot në takim përfaqësues të Projektit për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (EPH) të Ambasadës Britanike në Kosovë, përfshirë edhe Alan Edwards, mentor për EPH.

 

Gjatë këtij takimi u diskutua rëndësia e bashkëpunimit institucional në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe evazionit tatimor.

“Edwards, me përvojë të gjatë profesionale në këtë fushë, do të mbështesë institucionet e zbatimit të ligjit, përfshirë ATK-në, në themelimin dhe funksionimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor, duke krijuar një precedent të suksesshëm për trajtimin më efikas të rasteve të ngjashme”, thuhet në njoftim.

Drejtori Hyseni e vlerësoi lart këtë mbështetje dhe theksoi gatishmërinë e ATK-së për të qenë pjesë aktive në proceset e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim forcimin e integritetit dhe transparencës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More