Kompanitë e ndërtimit nga Maqedonia e Veriut kanë rritur bashkëpunimin vetëm me Serbinë

Nga Xh M
444 e lexuar
A+A-
Rivendos

Kompanitë e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2025 kanë regjistruar rënie të punëve të kontraktuara dhe të përfunduara me vendet tjera. Rritje ka regjistruar vetëm me Serbinë.

“Në periudhën janar- dhjetor të vitit 2025, vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit ishte 156 365 000 denarë, që është për 58.7 % më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë, punët e kryera ndërtimore jashtë vendit arritën vlerën 128 milionë denarë, apo 37 % më pak se viti paraprak.

Punimet e kontraktuara për 84.8 % janë ulur në Gjermani, për 77 % në Shqipëri, për 17.3 % në Malin e Zi, për 24 % në Çeki dhe 17.6 % në Danimarkë. Në këtë periudhë, rritje e punimeve të kontraktuara janë regjistruar vetëm në Serbi (652.1 %).

Te punimet e përfunduara, rritje kemi vetëm në Serbi (452.1 %) dhe në Shqipëri (106 %).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër