Drenusha Latifi hap arkivat, tregon se si dukej në vitet 2000′ kur u shpall ‘Miss’

Nga D. V.
336 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-modelja e njohur shqiptare Drenusha Latifi ka rikthyer ndjekësit e saj pas në kohë, duke hapur “arkivat” personale me fotografi të rralla nga fillimet e karrierës.

Përmes disa postimeve në Instagram Story, ajo ka ndarë imazhe nga vitet 2002 dhe 2003, periudhë kur po shkëlqente në skenat e modelingut dhe spektakleve të bukurisë.

Në një nga fotografitë, Drenusha shfaqet elegante me një fustan me vija, ndërsa e ka shoqëruar me mbishkrimin “Miss Kosova 2002”, duke rikujtuar një nga momentet kyçe të karrierës së saj.

Foto: Drenusha Latifi/InstaStory

Një tjetër portret i publikuar, i realizuar gjatë një sesioni fotografik të vitit 2003, thekson tiparet e saj dhe sharmin natyral që e karakterizonte që në hapat e parë në modeling.

Vëmendje të veçantë morën edhe kujtimet nga përfaqësimi i saj në arenën ndërkombëtare, ku ajo mori pjesë në Miss Tourism International në vitin 2002.

Foto: Drenusha Latifi/InstaStory

Në një prej imazheve, modelja shfaqet duke pozuar krenare me shiritin e “Kosovës”, me në sfond kullat ikonike Petronas Twin Towers në Kuala Lumpur.

Për të treguar edhe detaje nga kurimi i asaj kohe, ajo publikoi një portret të afërt me grim të theksuar, të cilin e shoqëroi me humor me mbishkrimin: “Thjerrëzat në pikë”.

Foto: Drenusha Latifi/InstaStory

Këto imazhe kanë sjellë nostalgji për publikun, ndërsa rikonfirmojnë Drenusha Latifi si një nga vajzat më të bukura që ka përfaqësuar Kosovën në skenat ndërkombëtare. /Telegrafi/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër