Julian Alvarez i ka komunikuar personalisht Diego Simeones dëshirën e tij për t’u larguar nga Atletico Madridi dhe për t’iu bashkuar Barcelonës.
Sulmuesi argjentinas i ka shpjeguar trajnerit, me të cilin ka marrëdhënie të mira, se dëshiron të largohet pasi beson se stili i lojës së Barcelonës i përshtatet më shumë karakteristikave të tij.
Simeone, nga ana tjetër, i është përgjigjur se vendimi përfundimtar i takon klubit dhe se synimi i tij është ta ndihmojë Julian Alvarezin të vazhdojë zhvillimin si futbollist në Madrid.
Megjithatë, transferimi mbetet praktikisht i bllokuar. Atletico Madridi vazhdon të mbajë një qëndrim të prerë dhe nuk është i gatshëm të lehtësojë largimin e një prej yjeve kryesorë të skuadrës.
Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për sulmuesin argjentinas, por çdo zhvillim i mëtejshëm do të varet nga ndryshimi i qëndrimit të klubit madrilen.
Për momentin, Alvarez përballet sërish me refuzimin e Atletico Madridit, pavarësisht se i ka kërkuar drejtpërdrejt “Cholos” që ta lejojë të largohet.

