Dy persona ndalohen në Zubin Potok pasi dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia

Nga D. V.
591 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 gusht, Zhurnal.mk – Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut, nën dyshimin se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në territorin e Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 gusht, rreth orës 02:30. Dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë ndaluar derisa po lëviznin me një veturë.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur kërpudha për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion për prejardhjen e tyre.

Me vendim të prokurorit, malli i është dorëzuar Doganës së Kosovës, ndërsa dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër