Dyshime për bakterie në produktet e qumshtit, kontrollohet qumështorja në Tetovë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në qumështoren e Tetovës, pasi autoritet e Kosovës kanë konstatuar praninë e të Bakterit “Escherichia koli” në produktet e saj dhe më pas i ka refuzuar për treg.

Gjatë kontrollit janë marrë mostra të produkteve të qumështit si dhe tamponë nga pajisjet, sipërfaqet e hapësirave të punës dhe punonjësit e qumështores. Mostrat janë dërguar në dy laboratorë të pavarur, ndërsa rezultatet ende nuk kanë mbërritur.

Gjatë këtij viti, nga dërgesat e kthyera prej Kosovës janë asgjësohen gjithsej 2.240 kilogramë produkte ushqimore./Alsat.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër