Kameramani kroat, Miro Bokan, u bë papritur një hit në rrjetet sociale pasi kamera kapi reagimin e tij të sinqertë dhe të gëzuar tek goli i barazimit nga Dinamo Zagreb kundër Malmö (1:1).
Momenti i tij emocional nga transmetimi i bëri për vete shpejt tifozët dhe tani vetë klubi ka vendosur ta falënderojë atë për mbështetjen e tij përpara ndeshjes jashtë fushe në Francë, transmeton GazetaBlic Sport.
Në seancën stërvitore të mbrëmshme në Lille, sulmuesi i Dinamos, Cardoso Varela, shënuesi i atij goli në Suedi, i dhuroi personalisht Bokanit një dhuratë në emër të klubit. Miro nuk e fshehu kënaqësinë dhe mirënjohjen e tij, njësoj si kur Dinamo shënoi.

