E goditën policët dhe i thyen këmbën, flet 19-vjeçari nga Trauma: S’kisha lidhje fare me protestën

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 tetor, Zhurnal.mk – Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka vizituar në Spitalin e Traumës 19-vjeçarin, të cilit, efektivët e policisë i thyen këmbën pas dhunës së ushtruar.

Ai dëgjohet duke i thënë ministres se nuk kishte lidhje me protestën dhe se ishte duke kaluar në rrugë.

Në lidhje me rastin e të riut, janë pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefi i Komisariatit të Policisë Nr. 1, ndërsa kanë nisur hetimet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria. /tch/

artikuj të ndërlidhura